Këtë të enjte ka marrë vaksinën anticovid edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.  Ai është kuruar me vaksinën anticovid  në ambientet e spitalit në Ankara, më pas deklaroi se qeveria synon të vaksinojë të gjithë popullin turk në një kohë shumë të shkurtër.

“Unë shpresoj se ne do mund të  vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër. Fat të mirë. Do të ketë 25-30 milion doza të tjera vaksine. 256 mijë njerëz janë vaksinuar deri më tani”, theksoi  Erdogan  nga  një deklaratë para spitalit ku ishte vaksinuar.

Mediat Turke publikuan mesazhin e Erdoganit nga rrjeti social Telegram ku shkruan se sapo ka bërë një vaksinën kundrë koronavirusit. Ende nuk bëhet e ditur se dozën e kujt kompanie ka marrë presidenti turk për të mposhtur Covid-19

MESAZH NGA TELEGRAMI i Erdoganit

Erdogan, në një mesazh në aplikacionin e mediave sociale Telegram, tha:

“Unë gjithashtu u vaksinova”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re