Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, u është drejtuar me një mesazh të gjithë studentëve në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik. Në fjalën e tij Hoxha thekson se ky është një vit ndryshe nga të tjerët, pasi do të nis online për shkak të pandemisë COVID-19.

Hoxha thekson se UT ka marrë të gjitha masat ndaj COVID-19, për të pasur një vit akademik me kushte sa më të mira dhe njofton studentët e mësimi do të bëhet online deri në një njoftim të dytë nga autoritetet shëndetësore.

“Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare”, deklaroi ndër të tjera Hoxha.

Mësimi në universitete do të nis nesër dhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të zhvillohet online, të paktën për muajin nëntor. Studentët janë shprehur kundër këtij urdhri dhe kanë paralajmëruar një protestë, ndërkohë që nuk u miratua as kërkesa e Ministrisë së Arsimit që të paktën studentët e viteve të para të uleshin në auditore.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re