Pas Durrësit edhe në Vlorë do të synohet ngritja e një akademie futbolli nën mbështetjen e një prej klubeve më të njohura të Evropës. Emrin e ekipit me të cilin kryeministri Edi Rama tha se po bisedon vetë ai nuk e zbuloi.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë jam duke folur me një tjetër klub të madh futbolli që të mund ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që të kemi dhe në Vlorë një akademi futbolli me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me mbështetjen e një tjetër klubi të madh futbolli në Europë. Ndërkohë që në Vlorë duam të krijojmë një kampus sportiv që t’i shërbejë Flamurtarit, por të mund të akomodojë dhe skuadra të huaja për fazat përgatitore të verës dhe dimrit.

 

Me nisjen e procedurave për rindërtimin e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës pas përzgjedhjes së projektit fitues, Edi Rama premtoi hapin e radhës,  ndërtimin e fushave të reja në të 61 bashkitë e vendit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kryetarët e rinj të bashkive mbas 14 majit do të kenë një presion shumë të madh nga unë për të krijuar sa më shpejt kushtet që Federata Shqiptare e Futbollit të mund të fillojë me investimet e tjera për fushat për fëmijët.

 

Në 2025-ën vit i vendosur për përfundimin e rindërtimit të tre stadiumeve të Korçës, Durrësit dhe Vlorës, Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar kërkesën që të jetë vendi ynë mikpritësi i kampionatit evropian të të rinjve, U18. Të tre stadiumet me 10 mijë vende dhe të kategorisë tre sipas kritereve të UEFAS do të ndërtohen me formulën Partneriteti Publik Privat. Në këtë fazë të prezantimit vetëm të projekteve fituese ende nuk ka shifra për kostot e tyre të ndërtimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re