Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se Azerbajxhani po i afrohet fitores dhe çlirimit të Nago-Karabakut nga pushtimi armenian me dekada.

“Ne po i afrohemi fitores,” i tha Erdogan në kongresin lokal të AK Parti në provincën Kahramanmaras të Turqisë.

Erdogan tha se ai foli në telefon me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe ishte i lumtur kur dëgjoi lajmin e mirë.

Forcat armene filluan sulmet e reja ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve ushtarake në Azerbajxhan më 27 shtator dhe ushtria azerbajxhanase u përgjigj me një operacion që synonte çlirimin e rajoneve të okupuara.

Turqia ka mbështetur Azerbajxhanin në fillimin e operacionit për çlirimin e territorit dhe zyrtarët më të lartë nga Ankaraja thanë se Turqia është e gatshme të mbështesë këtë luftë të justifikuar të vëllezërve azerbajxhanas me të gjitha burimet.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Nago-Karabakun dhe shtatë rajone fqinje, të cilat janë territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit dhe përbëjnë një të pestën e territorit të përgjithshëm të vendit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene pushtuese nga Nago-Karabak dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase

Ushtria e Azerbajxhanit tha së fundi se çliroi fshatrat Yukhari Veysalli, Yukhari Seyidahmedli, Gorgan, Uchuncu Mahmudlu, Gajar, Divanalilar në rajonin e Fuzuli. Në rajonin e Jabrayil u çliruan fshatrat Yukhari Mazra, Yanarhaj, në rajonin e Gubadli – Gazyan, Balasoltanli, Mardanli dhe në Zangilan fshatrat Beshdali, Khojandin, Beshdali të Khojanda. Ky informacion u publikua dhe nga vetë presidenti Ilham Aliyev në Twitter.

Ushtarët azerbajxhanas filmuan një skenë të tmerrshme në një nga xhamitë kur hynë në pjesën e çliruar të rajonit Gubadli, e cila tregon se armenët e kishin kthyen në vend për derra.

Gjithashtu, ushtria azerbajxhanase shkatërroi një kazermë armene në një operacion për të çliruar territorin e saj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re