Ndarja nga jeta e Artistes së Merituar Edi Luarasi të premten që lamë pas, në orët e mbrëmjes, hidhëroi mbarë shqiptarët e në veçanti artin shqiptar.

 

Emisioni “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus I kushtoi një hapësirë të veçantë ditën e sotme aktrores së mirënjohur me rrëfime të ndjera të të afërmve dhe kolegëve të saj.

 

Iva Jareci, mbesa e Edi Luarasit ndau me shikuesit momentet e fundit me të, duke zbuluar edhe bisedën e fundit që patën së bashku.

 

“U fik ashtu në qetësi, pa krijuar shqetësime të një sëmundje të rëndë siç kishte. Deri në momentin e fundit ajo ishte tezja ime e bukur. Shkuan të gjitha gjërat bukur, ashtu siç ishte ajo vetë. Bisedat e fundit ishin të ruhemi nga covidi, kishte qejf të pinte cigare, kihste qejf ta pinte në ballkan dhe është ngritur ta pijë. Ishte dëshira e saj. Unë e kam bërë teze, tezen Edi. Mua më ka pasur si kukull. Unë kam qenë argëtimi”, tregoi ajo.

 

Aktorja Luarasi u rikthye në skenë përmes regjisorit dhe aktorit të njohur Gëzim Kame, I cili I besoi rolin kryesor në “Vizita e damës plakë”. Por si I kujton Kame momentet me të dhe cilat janë vështirësitë që ajo hasi në jetë sipas tij?

 

“Mungesa e Edit në teatrin kombëtar ka qenë prezente gjatë gjithë kohës. Një njeri që vuajti problemin e saj, u fut në familjen e vet, ndryshoi profesionin 100%, madje edhe rrugën e ndryshonte që të mos e dëmtonte në opinion atë. Flitet për një nga gratë më sensuale të teatrit dramatic dhe njëkohësisht djali më çamarrok që gjendej në oborrin e teatrit kombëtar, me një shkathtësi e dashuri të jashtëzakonshme. Përjetoi një dramë që nuk e meritonte. Këtë vepër unë kisha 10-15 vjet që e kisha në dorë dhe në 1991 kur vendosa për ta dhënë në teatrin kombëtar, gjëja e parë që më vinte ndërmend ishte Edi Luarasi, e cila ka një mllef prej 16 vjetësh që nuk kishte mundësi të shprehte”, u shpreh Kame

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re