Pas humbjes me Partiznin, Edi Martini nuk do të jetë më në krye të Pankinës durrsake.

 

Vetë trajneri shkodrani, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur prishjen e marrëveshjes mes palëve. Shkak janë bërë rezultatet e dobëta që trajneri regjistroi me Teutën në këto 10 javë, që ishin shumë larg pritshmërive të klubit.

 

Ndërsa kampi durrsak falenderoi teknikun dhe vlerësoi gjithë kontributin e tij në skuadër. Trajneri Edi Martini në dy vite me Teutën fitoi gjithçka, ku vecohet titulli kampion pas 27 vitesh, 1 kupë shqipërie dhe dy superkupa.

 

Sa i përket emrit që pritet ta zevendësojë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se me shumë gjasa do të jetë dyshja Arapi – Hodo, por nuk përjashtohet dhe mundësia e teknikut Armando Cungu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re