Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka pohuar mbrëmen e sotme se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh.

I ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, ish-kreu i Këshillit Kombëtar bëroi pohimin e rëndë duke inkriminuar veten.

“Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë ku ndodhet PD-ja.” – ka pohuar Paloka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re