Skip to content

Edi Paloka: Ndryshe nga ne Basha u pasurua pas çdo humbje

20211111105337 art

Edi Paloka thotë se Lulzim Basha është pasuruar pas çdo humbje të PD.

Sipas tij janë demokratët ata që kanë humbur me Bashën si kryetar.

“Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata të tij së fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqertë! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë”!

Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD, atij i janë shtuar pasuritë. Ata që kanë humbur kanë qenë demokratët.

Tani deklaron se është gati të bëjë çdo gjë që ka në dorë, por jo dorëheqjen që i kërkon grupi i tij. Kjo për  arsyen e thjeshtë se dorëheqjen nuk e ka në dorë  ai, po ata që e mbajnë peng!

Por as PD as demokratët nuk mund të mbeten peng i tij. Tani rruga për t’u ndjekur dihet. Secili ben zgjedhjen e tij,” shkruan Paloka.