Edi Paloka ka publikuar qëndrimin e tij, që është dhe i Sali Berishës, kundër zgjatjes së afateve të vetingut.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka thekson se “kush voton për t’i zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë Reformën në Drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë”.

“Në pamundësi për të qenë nesër prezent në seancën parlamentare ku do të diskutohet dhe votohet për zgjatjen e afatit të komisionit të vetingut, po bëj publik qëndrimin tim “KUNDËR“!

Kush voton për t’i zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë Reformën në Drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë!

Deputetët që janë në atë Parlament me votën e demokratëve, nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë. Nesër do të jemi përpara një fakti tjetër që do të tregojë qartazi se cila është opozita e vërtetë dhe kush është kthyer në bishtin e Ramës më zi se “opozita e kërpëratës dhe Jenisherit”, shkruan Paloka në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re