Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Rama se në 8 vite nuk mbajti asnjë premtim. Nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka në një takim me banorë të zonës së ish-kënetës në Durrës ku është edhe drejtues i qarkut tha se Rama tashmë po bën premtime të reja.

“Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat  tij”.

Një prej premtimeve që opozita thotë se nuk u mbajt është edhe rindërtimi. Nënkryetari tjetër i demokratëve, Edmond Spaho ishte në Qafëzez të Kolonjës ku akuzoi se qeveria e la në mes procesin e rindërtimit nga tërmeti.

“Shqipëria mbeti në vend numëro! Në vend numëro ka mbetur edhe procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti!”

Denoncimet e demokratëve për rindërtimin kanë vijuar edhe në qarkun e Tiranës.