Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit ditën e djeshme (12 Tetor) për të lajmëruar pas leximit të një letre nga Lulzim Basha ku thuhej, se kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të jetë më Gazment Bardhi.

Sipas Berishës, ai vendim ishte veçse “një atentat i Ramës ndaj parlamentarizmit, çka përkoi dhe me ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ’46.”

Për kreun e demokratëve, dita e djeshme faktoi se “Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm.”

I pyetur se në rastin kur kërkesat dhe vendimet e opozitës nuk merren parasysh në Kuvend, siç pretendon Berisha, a do të pasohet me një bojkot të mundshëm si përgjigje, Berisha tha se “PD do t’i japë përgjigjen e merituar Ramës.”

“PD dhe fronti opozitar do të japë përgjigjen më të merituar Edi Ramës. Ne nuk e dorëzojmë as pluralizmin, as opozitarizmin. Le të bëjë ç’të dojë me “Lul Bravën” dhe “Ali Bashën,” tha ish-kryeministri.

“Atentati që Edi Rama i bëri parlamentarizmit në, në ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ‘46. pikërisht atë ditë zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare të votojë në mënyrën më antidemokratike, për ti emëruar opozitës përfaqësuesin që ai do. Me këtë akt, të shëmtuar, Edi Rama pasi ka grabitur qindra mijëra vota, tregon se dhe ata 620 mijë që votuan kundër tij, është i gatshëm të shkelmojë mbi votat e tyre dhe të mos njoh përfaqësuesit e tij në Parlament.

Është i gatshëm që të përdorë pseudo opozitën për qëllime të veta dhe është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat drogën dhe krimit.

Ajo çka fakton dita e djeshme, fakton se Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm se Edi Rama nuk pajtohet me pluralizmin politik të vërtetë në Shqipëri.

Pluralizmi i vërtetë është ai që ushtrohet në parlament. dhe ai mori përsipër emërimin e përfaqësuesve të partive opozitare.”, tha Berisha para gazetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re