Skip to content

Edi Rama: Çfarë i thashë Bashës në darkën e famshme të 17 majit dhe pse unë opozitar do e mundja Ramën kryeministër

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë për Vizion Plus, ka treguar se çfarë i ka thënë Lulzim Bashës në darkën e famshme të 17 majit.

“Marrëveshja e 2017-ës, për mua s’kishte lidhje fare, për sa vende pune donte Lulzim Basha në qeveri, apo nëpr drejtori. Unë i thashë, mund të marrësh gjithë qeverinë, përveç kryeministrit. Merr kë të duash. Mund të marrësh gjithë drejtoritë… merri”, tha ai.

Rama ndërkohë u shpreh se nëse do ishte në krye të opozitës, do e kishte rrëzuar Ramën kryeministër.

“Nëse unë do të bëjëa opozitën e Edi Ramë, unë e mundja Edi Ramën. Por, sidoqoftë, kjo ëhstë diçka për tu korrigjuar besoj, pa u tjetërsuar…

Po të dëgjonit ju se çfarë i them unë Edi Ramës me zë të lartë, sigurisht që Lulzim Basha do ju dukej shumë shok me Edi Ramën, ndërsa zëri im i brendshëm do t’ju dukej opozitari i vërtetë”, tha Rama.