Pasi votoi në qendrën e votimit te Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryeministri Edi Rama foli për mediat.
“S’na mbetet gjë për të thënë, të presim çfarë do të thotë populli”, tha Rama jashtë qendrës së votimit.
Rama iu shmang ndër të tjera pyetjet e gazetarëve, të cilët e pyetën për vendimin e faljes së gjobave dy ditë para zgjedhjeve.