Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Partia Demokratike ka shumë probleme me organizimin. Meta u shpreh se këtë fakt ia ka vënë në dukje edhe Sali Berishës.

I ftuar në Syri TV, Meta tha se problemin më të madh me organizimin PD e ka pasur në kohën e Bashës.

I pyetur nëse do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me PD, Meta tha se “PD duhet ta ndajë mendjen që të vijë në pushtet dhe mos të kalojë kohën në opozitë”.

“PD ka probleme me organizimin. Unë këtë ja kam thënë edhe doktorit kur ishim në koalicion. PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, u thellua më shumë gjatë Bashës që ishte mjeshtër për çorganizim dhe demotivim. PD ka ende probleme shumë serioze. Unë i kam ndjerë problemet e tyre dhe i kam paralajmëruar. I kam paralajmëruar për kombinatin, jeni të tradhtuar në Kombinat, do hani një gol të paparë. Ata thoshin jo jo. PD duhet të ndajë mendjen që të vijë në pushtet, mos kalojë kohën në opozitë. Që të vish në pushtet duhet organizim perfekt. Kjo gjë mungon. PD në zgjedhjet vendore ishte e çorganizuar. Kishte shpresa kot se do merrte vulën.

Ndërsa për kryeministri Rama ai u shpreh: “Rama do ikë sic iku Fatos Nano, do ikë sic iku nga bashkia. Do ikë me zgjedhje dhe të gjitha format demokratike”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re