Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit politik të këshillit për rajonin e veriut mblodhi sot të gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e rinj, për veriun e Shqipërisë.
Në takim krahas kryebashkiakëve morën pjesë edhe deputetët e qyteteve të veriut.
Kryeministri ka kërkuar të mos ketë asnjë vonesë në konstituimin e këshillave bashkiakë në mënyrë që të nisë puna e qeverisjes vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Vlerësimi i kapaciteteve njerëzore në bashkitë e veriut ka qenë një prej pikave ku kryeministri është ndalur gjatë e ka thënë.
“Na duhet të bëjmë pa humbur kohë vlerësimin e të gjithë të punësuarve që kanë lidhje direkte me shërbimet lokale. Thënë kjo duhet një analizë e detajuar për kontributet e gjithsecilit në raport me Parinë Socialiste.
Nuk duhet të lejojmë majisjen e problemeve me administrat tona në territor.
Në muajt shtator dhe tetor me patjetër duhet të kalojmë në skaner dhe të vlerësojmë drejtorët rajonal. Nëse ata nuk i janë përgjigjur apo do t’i përgjigjen ritmit tonë do të largohen”, mësohet të ketë deklaruar Edi Rama.
Një tjetër aspekt i këtij takimi lidhej edhe me emërimet e drejtorëve.
Nga tani e tutje ka thënë kryeministri çdo emërim për drejtor do të kalojë së pari nga këshilli rajonal.
Një tjetër kërkesë e Edi Ramës lidhej me nisjen nga puna për hartimin e planeve për investime duke nisur nga ato më imediate.
Afati i dorëzimit të tyre është fundi i gushtit.