Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar prapaskenat, sipas tij, të përplasjes mes Edi Rama dhe Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn.
Sali Berisha: Një skenar me habira, me çudira, të denja për çdo puntatë të narkos. Në puntatën e fundit ndodh që Erion Veliaj në qeli e ka shndërruar në zyrën e Bashkisë, Firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë, se si mund të ndodhë e di vetëm regjisori. Sikur të jetë “Susam hapu”, por kjo s’është esenciale. Esenciale është se ai për arsye të veta paraqet një dokument ku i delegon firmën një punonjëse të besuar të bashkisë, Sara Goxhaj në një kohë kur 5 ditë më parë Rama i kishte besuar firmën e Erion Veliajt një Anuela Ristani. Doli në një media ku u betua se nuk është njeriu i Ramës, i pyetje i shtroj Ristanin; Nëse nuk je njeri kofident i Ramës si pranon urdhrin antikushtetues të Ramës? Se kush do të drejtojë bashkinë e ka tagër këshilli bashkiak.
Erion Veliaj nga qelia urdhëron policinë që mos lejoni Halilin të mos futet në Bashki bashkë me sekretarin e përgjithshëm këtë e di Edi Rama.
Pasi Veliaj shkarkoi Ristanin dhe i delegon firmën Goxhajt thotë se ishte “keqkuptim: dhe lëtë e kërë nga një kërcënim alla mafioz i Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt. Dhe me tu marrë vesh shkakrimi i Erion Veliajt, Veliaj sikur të ishte në zyrën e Bashkisë dhe jo qeli, e kuptoni se çfarë kontrolli i bëhet? Nga e mori vesh që u shkarkua në orën 2 të drekës? Si e mori vesh? Këtu bëhet një lojë mafioze dhe psikologjike e paimagjinueshme. Kush ia tha që Rama vendosi shkarkimin e tij. Ai merr kthesën e menjëhershme se ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi antikushtetues i Ramës për Ristanin, por s’ka asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Veliaj. E morët vesh? Informatori digjital raporton se statuset shkruhen nga Rama dhe zyra e tij, i them qytetarëve që cilido e dyshon të marrë pak statuset e Veliajt, është shkrimi i Ramës.
I kërkoj avokatit të popullit të ndërmarrë hetim të plotë mbi qëndrimet e Ramës, Veliajt si personazhe kryesore në këtë punatë të serialit narkos.