Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku ka inspektuar punimet në dy kantieret e reja , Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.
Ndërkohë që një e moshuar nga Vlora nuk ka arritur që ta njohë kryeministrin, i cili ishte i maskuar edhe me syze.

Zonja: Edi Rama është ky me?
Rama: Jo, ça ti them ti çoj ndonjë fjalë!

Zonja: Beji të fala! Edi pse dola! Doja të shikoja nga afër se sepse të shikoj në televizor gjithnjë!
Rama: Jam i çikë si i mbuluar duhet të mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.

Ndërkohë që forcat e shumta të gardës, të cilët ndjekin kryeministrin shihen në gadishmëri të menjëhershme për të rrethuar qytetarët të cilët tentojnë të flasin me kreun e qeverisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re