Skip to content

“Edi Rama f*ck you”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, protesuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Parlament i krimit

777777777777777 1

Në marshimin e protestuesve në Tiranë, jehon thirrja “Rama jepe dorëheqjen”, “Parlament i krimit”, “lironi çunat”, “ju erdhi fundi”.

Diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë. Ky tubim ka shënuar një pjesëmarrje rekord në ditën e 35 në revoltën kundër Ramës.

“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.

Gjithashtu  protestuesit kanë vijuar me thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre.

Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.