Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nuk ka kërkuar askush në Gjermani arrestimin e Saimir Tahirit, përveç një deputeti të Bundestag-ut që ka marrë copy paste sipas tij akuzat e PD-së.

Kryeministri foli pas deklaratës së Edmond Spahos, kreut të grupit parlamentar të PD-së, i cili akuzoi qeverinë se ka prishur provat për Saimir Tahirin.

Pas fjalës së Spahos, opozita braktisi sallën.

Rama deklaroi se nuk ka asnjë qëndrim për arrestime nga Gjermania por ka detyrime që Shqipëria të zbatojë shtetin ligjor.

 “Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Në komisionet e Bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot. Shqipëria sot nuk ka lidhje me çfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do t’i mbajmë këtu, gjithmonë e më pak”, tha Rama. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re