Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike është shprehur për përzgjedhjen nga Partia Socialiste të zëdhëneses së tyre për të drejtuar AMA-n(Autoriteti i Mediave në Shqipëri) duke thënë se është e papranueshme dhe plan antidemokratik i cili cenon lirinë e medias.

Reagimi i saj përmes një psotimi në Facebook erdhi pasi ditën e sotme delegacioni i BE-së në Tiranë kërkoi nga mazhoranca që të mos votojë sot në Kuvend emrin e ri në krye të AMA-s sepse do të zgjidhet në shtator kur të jetë ngritur edhe parlamenti i ri.

Postimi i plotë:
Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.
Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.

Është koha që sot të tërhiqet!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re