Kryeministri Edi Rama i përgjigjet ashpër kreut të shtetit Ilir Meta, pas një reagimi të bërë mëngjesin e sotëm nga ky i fundit, ku shprehej se referendumi i 25 prillit do të përmbysë “klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët”.

Sipas Ramës, veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve, dhe se ai ka humbur trute e kokes ndersa ben fushate duke levizur diten e naten per qellime elektorale, duke vene Presidencen ne sherbim te ndermarrjes qe menaxhon e shoqja!

Rama thote se e shohin te gjithe dhe do te denohet me vote me 25 prill!

“Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimatria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve.

Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta.

Por është nën cdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur trutë e kokës.

Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë që është gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, e ka vënë zyrën në shërbim të ndërmarrjes që menaxhon e shoqja, cdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentojë unë.

Të gjithë e shikojnë, dhe do ta dënojnë në 25 prill.

Është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”, tha Rama për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re