Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën në Samitin e Komunitetit Evropian që po mbahet në Tiranë.
Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se armiqtë e paqes nuk duhet të tërheqin me vete Europën, teksa theksoi se Europa po përballemi me forca që i kërcënojnë themelet.
Për këtë arsye kryeministri bëri thirrje që Europa të qendrojë e bashkuar për të garantuar paqen.
“Europa mbetet terreni më pjellor për të shndërruar rrjetat e zymta të historisë në rrugë të shndritshme për të ardhmen”, tha kryeministri.
Edi Rama: Në vend të kambanave të paqes dëgjojmë daullet e luftës, ndërkohë që përballemi me forca që kërcënojnë vetë themelet e evropës.
Nuk ka moment më të mirë se sa ky, për të na kujtuar se nuk duhet të harrojmë europën e arsyes njerëzore e të përpjekjes për paqe të përhershme jo vetëm mes vetes por dhe me armiqtë tanë.
Kjo Europë që në një moment i dha jetë projektit më të pangjashëm në historinë njerëzore, BE , na mësoi se dhe ish armiqtë mund të bëheshin bashkë edhe pse me plagë të vjetra nga lufta.
Ishte ajo Europë që na mësoi se në mes të konflikteve më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë, në të kundërt kur armiqësitë degjenerojë në luftë shfarosjeje, e gjithë drejtësia shkatërrohet dhe paqja e përhershme bëhet varreza e njerëzimit.
Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete që tu thurim lavdi armëve. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, konflikteve territorial, shkatërrimit e rrënimit e ka ndodhur gjatë jetës tonë.
E kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent ndoshta ja pse shpresa në atë Europën tjetër është më e madhe këtu.
Eurooptimisti më i madh nga të gjithë ne të mbledhurve këtu në këtë shtëpi jeton në Tiranë e Podgoricës ku besimi në idealin europian i ka rrënjët thellë.
Europa mbetet terreni më pjellor për të shndërruar rrjetat e zymta të historisë në rrugë të shndritshme për të ardhmen.