Skip to content

“Edi Rama në shtrat me krimin”/ FOTO

PD SIMBOLIKE

 

Opozita zhvillon këtë të premte protestën e nëntë kombëtare ku kërkon largimin e kryeminiztrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Partisë Demokratike simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184.

Të rinjt e FRPD kanë zgjedhur si simbolikë një krevat të madh, ku qëndrojnë të rinj me portertet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai, sipas PD, ka bashkëpunuar si një organiztaë kriminale për të vjedhur zgjedhjet.

Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku. Nofkë kjo e dalë në përgjimet e publikuara nga BILD.

Imer Lala thirret babloku i vogël, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës.

Ndërsa Vangjush Dako cilësohet nga të rinjtë e PD me nofkën “akullorja”.

Pjesë e ironisë është bërë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj I cili është është quajtur me ironi Fiku.

fde62aa8 a26f 4d02 9c4e 947bb878cd27 52d898e2 9bed 4be9 9966 8135770e0d2c 9d9b7d14 fb94 413b b99e bf3a8a9e7c21