Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tunizi.  Bashkë me krerët e 88 vendeve, kreu i qeverisë po merr pjesë në samitin e 18-të të frankofonisë.

 

Nga aty, Rama ka publikuar në Facebook një foto me homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç, teksa e cilëson këtë të fundit si më të mirin.

 

Pjesëmarrës kryesor në samit është presidenti francez Emanuel Macron. Samiti është një mbledhje e profilit të lartë të dhjetëra kombeve frëngjishtfolëse dhe organizatave ndërkombëtare për të adresuar çështjet globale me interes të përbashkët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re