Edhe sonte (7 Janar), simpatazintët e ish-kryeministrit, Sali Berisha janë mbledhur poshtë pallatit të tij në shenjë solidarizimi, ndërsa ky i fundit i është drejtuar sërish me një fjalim nga dritarja.

Ndër të tjera Berisha tha se viti që lam pas ishte viti i amnistive të shekullit, pasi sipas tij për të amnistuar Edi Ramën, SPAK aministoi vjedhjen e qindra milionë eurove.Ai shton se Rama nuk di të ndalet në vjedhjet dhe skandalet e tij.

Pjesë nga fjala e Barishës:

Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.

Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.

Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve.

Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

Miqtë e mi!

Le të marrim vetëm disa fakte.

Ju të gjithë e dini se, Erion Veliaj është pronari së bashku me Edi Ramën i djegësit të Tiranës që gjer sot ka zhdukur 130 mln euro.

Pra nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe qarkut të Tiranës, janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, 138 mln euro deri më sot, dhe ato janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Asnjë nga 5 objektet që duhej ndërtuar, nuk ekziston.

Erion Veliaj me firmën e vulën e tij, ishte përgjegjës për të ndjekur çdo ditë, javë, muaj procesin e ndërtimit të tyre.

Por Erion Veliaj nuk ndiqte ato, ndiqte paratë që depozitonte me Edi Ramën në bankat ofshore, kurse shqiptarëve u linte plehrat e Tiranës.

Miqtë e mi!

Edi Rama duke amnistuar Erion Veliajn, ka amnistuar veten e tij. Sepse kompaninë e tij me Veliajn e vlerësoi të parën, i dha 8% bonus. Pa firmën e tij, kurrë vjedhja e fushës së Sharrës nuk mund të ndodhte.

A po e mbrojnë skapistët Edi Ramën, por e mbrojnë në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtor në krimet e tij, në krimet e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re