Skip to content

Edi Rama nga Abu Dabi: Brenda dekadës, Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë

“Brenda një dekade Shqipëria pret të bëhet një eksportuese neto e energjisë”.

Kështu u shpreh nga Abu Dabi, kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në konferencën “World Policy Conference”.

“Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e Komunitetit të Energjisë për ç’karbonizimin e sektorit të ekonomisë.

Ky plan do të parashikojë prodhimin e energjisë me kapacitetet e instaluara në periudhën 2021-2030. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.