Edi Rama:

Është një orë jo fort e zakonshme, po e pashë të arsyeshme që të nis deri në fillim të ditës, për të informuar publoikun në lidhje me krihimin e një komuniteti të posaçëm ministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik, si pasojë e daljes së binarëve të kostos së mallrave të konsumit.

Sot dëshirojmë që të flasim për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës, vjen vetëm duke u rritur, jo më çdo muaj, por çdo ditë. Ju e kujtoni që unë e paralajmërova atë që po vinte por pa më shkuar në mendje për asnjë sekondë, që lëvizja e lexueshme, gjeopolitike e Rusisë në ato momente, për të ndikuar në çmimet e energjisë, ishte prelud i një agresioni të armatosur.

Sot çmimi i naftës ka kërcyer, dhe vazhdon që të kërcejë me orë, sa për të bërë një vendosje në prespektivë, nuk ka qenë e largët koha kur dikur fuçia ishte 40 dhe sot është 127, jo më larg se dje, një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse, ka kërcënuar me një çmim me 300 dollarë për fuçi, gjë që nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdha.

Shqipëria është drejtpërdrejtë e prekur si të gjitha vendet e tjera, dua ta theksoj për të disatën herë, që çmimi i naftës në Shqipëri, ndikohet nga tregu, dhe jo nga vendimet e qeverisë. Nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas, pra shumatorja e shpenzimeve që atyre që konsumojnë naftë, është krejt njësoj, mjafton që të merrni dhe të bëni përllogaritjen e taksave, që paguajnë në vendet e tjera, jashtë çmimit të naftës.

Rezulton e njëjta gjë, me një ndryshim për ata që konsumojnë më pak, që paguajnë më pak. Në vende të tjera kjo paguhet fikse. Nuk ka asnjë ndryshim tjetër, dua ta theksoj këtë, çmimi i naftës nuk varet nga qeveria.

Është tregu ai që përcakton çmimet, tregu është super i ndjeshëm ndaj krizave të çfarëdo natyre, jo më ndaj një lufte, Europa ka hyrë në luftë, në të gjitha shtetet e tjera dhe aspektet e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë kategorikisht agresionin.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re