Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me akt-akuzën e Gjykatës Speciale në Kosovë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin duke e konsideruar si një fletë-rrufe të revolucionit kulturor.

Rama është marrë me tekstin e letrës që sipas tij kompromenton edhe qëllimin e saj, ndërsa shtoi se Thaçi dhe Veseli janë dy  figura historike të luftës dhe të paqes.

“Lidhur me befasinë e mbrëmshme, kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe me të lexuar se zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës njoftoi se ka dorëzuar për shqyrtim tribunali special një aktktakuzë ku Thaçi dhe Veseli, që të dy nismëtar në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit criminal komunist të Kosovës, për një valë krimesh që sfidojnë kufijtë e imagjinatës. Vrasje, përndjekje, të pafajshmëve dhe të pambrojtura.

Në fakt fjala dyshim kur lexon tekstit, kur takohen dy bashkëluftëtarët i hyjnë detit në këmbë duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë gjithë këndvështrimeve të kohës ku Kosova e pavarur ishte rrezik ndërkombëtar. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete, dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovë të ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme është leximi i tekstit për të lajmëruar mbarë botën për figurat historike të luftës dhe paqe në Kosovë, një tekst që edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që kemi jetuar rininë tonë në atë kohë i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor.”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re