GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama, si pjesë e turit të tij, pas fitores së 14 majit, vizitoi dhe Lazaratin, fshatin rebel, dikur i famshëm, si i vetmi ku prodhimi i lëndës së ndaluar, ishte i legalizuar, sipas një vendimi të pashkruar politik të Sali Berishës.

Por 9 vjet nga ajo kohë, kur 500 efektivë policie ndërhynë me forcë dhe u përballën me armët e banorëve, Lazarati i hashashit, është çliruar dhe në fshat ka edhe burime të tjera të ardhurash.

E tillë është dhe kjo qendër e re grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, që e vizioi Rama, këtë të diel. Në këtë qendër janë vendosur të prodhohet dhe produkte delikate si parfume dhe jo vetëm.

“Synojmë që në fund të vitit, të kemi parfumin”, tha ai.

Synimi që shpreh kryeministri është edhe më i madh, që ky fshat, dikur i mbyllur, të ketë portën e hapur dhe tërheqëse për turistë.

“Ne duhet të punojmë që të bëhet një industri e qendrueshme që t’i japi të ardhura të gjithë zonës.  Mendoj që duhet bërë një dyqan për ekspozimin e këtyre produkteve. Meqënëse, futem nëpër këto guidat turistike, mendoj që mund të ketë sukses goxha”, u shpreh Rama.

Ndëkrohë, takimin e parë në qarkun më jugor të vendit, e pati në Gjirokastër, për të shprehur falenderimet dhe për të treguar se PS-ja arriti një fitore si asjëherë më parë, më 14 maj.

“Kemi ps forcë të parë, në pothuajse gjithë territorin shqiptar në Kamzë, tropojë, shkodër, kemi fituar”, shtoi Rama.

Dhe u tërhoqëi vëmendjen kryerbashkiakëve të mos vetëkënaqen, por të jenë të përulur përpara qytetarëve.

“Të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa. Njerzit janë të pakënaqur me ne”, theksoi Rama.

Dhe më shumë punë, për ti çuar shërbimet që jepen në zyrat e shtetit, përpara.

Kemi akoma larg shëbrime që janë dinjitoze, kur mendoj se kemi ende drejtues të shetit që sillen si bajraktar, në zyrat e shtetit, kjo votë më duket një besim I ekzagjeruar, i  njerëzve që ka brenda një rrezik shuëm I madh që nëese ne nuk e shëbrejblejmë, mund të na kthehet në një godfitje”, theksoi Rama.

Këtu në këtë takim, Rama u shpreh dhe mbi respektimin e mirotietit grek, cka shpesh autoritetet e shtetit fqinjë e vënë në dyshim.

“Të rrisim numrin e turisëve, ta rrisim në të gjithë këto zona, edhe në Dropull, se këta grekët janë njerëz të mençur, këta gjithmonë duan të pinë dy nëna dhe mirë e kanë, kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë, nuk di fare cëështë e verta, minoriteti mi dy nëna. Ndëkorhë ata që kanë një pashaport shqiptarë, edhe në kombësi, një nënë kanë”, tha ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re