Kryeministri Edi Rama është larguar nga intervista me lot në sy pasi është pyetur për personin e afërt që kishte humbur nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se cila ishte lidhja e tij me viktimën e tërmetit, Rama tha se ndodhej në një pozicion të vështirë dhe në mes të fjalisë është përlotur dhe është larguar krejt papritur nga intervista.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj.Ndoshta është shumë e vështirë që të kuptohet nga ata që e konsiderojnë politikën një mizerabilitet apo një instrument për të vjedhur. Dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njësoj, dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, por miqësia imë është shumë e fortë dhe unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me…”, tha Rama dhe largohet nga intervista .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re