Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar reformën në drejtësi dhe faktin se Shqipëria sot vijon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese. Rama e quajti këtë gjë jo vetëm normale, por mjaft të mirë, si një tregues se vettingu ka funksionuar.

Rama ka përdorur shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka, prandaj duhet prerë koka”, për të ilustruar argumentin e tij.

Por, duket se këtë standart, se duhet prerë koka që peshku, apo lideri lart në piramidën e pushtetit të mos vijojë të qelbet, Rama e pëlqen vetëm në rastin e gjyqtarëve dhe jo kur bëhet fjalë për qeverisjen, ku pas çdo skandali faji i mbetet ose zyrtarëve të rangut të fundit, ose askujt.

/TPZ.al/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re