Skip to content

Edi Rama shkarkon nga detyra drejtorët në Bashkinë e Fierit: Duhet të hapet rruga për ata që dinë të punojnë…

640 0 ee79fec99fb986e7473b39b8d386650e

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku  zhvilloi një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, në kuadër të fushatës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Vizita në Fier vjen pas inspektimeve që Rama kreu më herët në Vlorë, ku kanë nisur ndërhyrjet për çlirimin e hapësirave të zaptuara. Gjatë takimit, kryeministri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për zbatimin e këtij procesi në nivel lokal.

Por, krahas mesazheve për organizim dhe efikasitet, Rama u ndal me tone të forta ndaj drejtuesve lokalë, duke kërkuar shkarkimin e disa prej drejtorëve të bashkisë së Fierit, të cilët, sipas tij, kanë dështuar në përmbushjen e detyrave dhe kanë treguar mungesë përgjegjësie në zbatimin e aksionit për hapësirat publike.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Kryeministri u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtuesve që varen nga bashkia, si dhe atyre të institucioneve të tjera vendore që nuk kanë justifikuar besimin dhe funksionin e tyre.

Nuk mund të ecim përpara me njerëz që nuk bëjnë punën dhe nuk marrin përgjegjësi. Duhet të hapet rruga për ata që dinë dhe duan të punojnë”, mësohet të ketë thënë Rama.

IMG 3635