Kryeministri Edi Rama, foli gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, në lidhje me akuzat për lëshimin e ministrave me të cilët ka bashkëpunuar, duke i çuar përpara drejtësisë.

Rama u shpreh se ai nuk lëshon njeri, por është i pamëshirë me personat të cilët tradhtojnë misionin e tij dhe bëjnë nga mbrapa krahëve punët e veta.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se ata e që e njohin e dinë që për atë nuk ka rëndësi leku, por ka vetëm një gjë që është “emri”.

“Për mua ka vetëm rëndësi vetëm një gjë, emri. Dhe prandaj jam shumë i prerë, nuk është punë lëshimi njerëzish. Unë nuk lëshoj njeri deri kur asnjeri nuk më lëshon mua.

Në momentin që më lëshon mua, misionin tim dhe skuadrën time, dikush, që nga mbrapa bën punët e veta, nuk kam asnjë mëshirë unë në këtë rast, të jemi të qartë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re