Kryeministri Edi Rama, ka dhënë të parën deklaratë pozitive ndaj Saimir Tahirit, që prej kur e shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë që ka dhënë për Blendi Fevziun, Rama, në lidhje me lënien e mandatit nga ishte vartësi i tij, tha: ”Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë”.

Kryeministri mohuar gjithashtu pretendimet e opozitës se është ai që ka kërkuar dorëzimin e mandatit nga ana e Tahirit.

“Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste”, deklaroi Rama. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re