Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrat e rinj në kabinetin qeveritar, duke zgjedhur Elisa Spiropalin për të drejtuar Ministrinë e Jashtme, në vend të Igli Hasanit. Ndërkohë, ministria e Financave i është besuar Petrit Malajt, i sapozgjedhur deputet në qarkun e Fierit.
Edi Rama: Duhet që ta çojmë në maksimun mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare një profil maksimalist politik dhe me aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja që natyrisht është Elisa Spiropali.
Tani deri këtu u bën 3 burra, por nuk do jetë një qeveri ku do jem unë i vetmi burrë, Petrit Malaj i sapo zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet i qarkut Fier dhe pas një periudhe prove për mua shumë premtuese në krye të financave dhe si një prurje e re në PS do të vazhdojë të drejtojë ministrinë e Financave.
