Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka refuzuar që ti përgjigjet një pyetje të bërë nga gazetarja e Fax news Rugova Dunisha, pasi nuk i ka përlqyer titulli redaksional i vendosur nga Faxweb.al.

Dunisha e pyeti Ramën në lidhje me Ballkanin e Hapur, por nuk mori përgjigje nga kryeministri, pasi u informua nga këshilltari i tij Endri Fuga në lidhje me një lajm të publikuar nga Faxweb.al, i cili i referohej deklaratave të bëra nga vetë kryeministri në konferencë, se kushdo që fsheh pagat, do të përballet me akuzën e evazionit fiskal, e duke përmendur edhe fjalën burg.

Vetë Rama, që në krye të herës tha se publikimi i pagave kishte nxjerrë në pah një skandal, që lidhet me deklarimin e pagave, edhe në industrinë e medias, dhe paralajmëroi kompanitë që nga data 20 Janar të bëjnë deklarim real të pagesave për punonjësit.

Në lajm nuk kishte asnjë tjetërsim të fjalëve dhe deklaratës së kryeministrit, e megjithatë ai refuzoi që ti përgjigjej Fax News, dhe çoi në një tjetër nivel kërcënimin, duke i kujtuar gazetarës që të kujdeset për pagën e saj vitin e ardhshëm.

“Ndjesë se nuk e kam me ty, por nuk mund ti përgjigjem pyetjes që vjen nga një redaksi që ka bërë këtë titull lajmi”, tha Rama, ndërkohë që tregonte vazhdimisht edhe foton e titullit të cilës i referohej.

Çfarë tha Edi Rama gjatë konferencës:

Natyrisht ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyre domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk mund të na thotë se po sulmojmë askënd. Duke filluar nga të dhënat e mediave, pagave tuaja, i dimë.

 Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat se po kërkojmë prej tyre të dimë sa paguhen. Drejtoria e tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje flagrante duke ju kërkuar të rregullohen me deklarimet e reja deri më 20 janar dhe në rast të mosrregullimit do të ketë hetim për evazion.

Në këtë aspekt ne kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo një nga pikat është kjo, ne nuk mund të vazhdojmë me këtë që njerëzit punojnë dhe nuk marrin atë që ju takon dhe duke shitur të ardhmen pa vullnetin e tyre.

Më 20 janar është data e deklarimeve të reja, në rast të mos rregullimit do të ketë hetim të thelluar për evazion fiskal që dënohet me burg dhe ne në këtë aspekt kemi përdorur një plan para se të ndodhte kjo. 

Njerëzit që punojnë duhet të marrin pagën e deklaruar të plotë duke shitur në këtë mënyrë të ardhmen sepse pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para KESH aty është e ardhmja e individit, sigurimet janë shumë të ulëta, goditen të ardhurat për pensionet dhe nuk rriten pensionet, si mund të rritim pensionet kur të gjithë këta deklarojnë paga minimale. Procesi do të hetohet me hetim pasuror ndaj biznesmenëve që deklarojnë për paga minimale ndaj punonjësve që do të shoqërohet me një reformë të thellë.

Skllavëria është kur një pronar i jep pagën minimale dhe u merr mbrapsht lekët, kjo është çmenduri. Qeveria do të jetë në krah të njerëzve dhe do të stimulojë punonjësit mos heshtin. Nga 1 janari fillon një tjetër kategori, ata që marrin 400 mijë lek nuk paguajnë asnjë tatim dhe ata që marrin 500 mijë do të paguajnë gjysmën e tatimit, të gjitha këto shkojnë në drejtim të njerëzve të punës, është koha që do të ngremë një mur mbrojtës për të gjithë punonjësit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re