Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, e cila po vijon që prej ditës së djeshme. Vulin ka thënë se miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, shkruan Agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas Vulin, Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por vetëm për sa kohë pajtim do të thotë të ndëshkosh serbët dhe të punosh për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Këto komente të Vulin bëhen derisa Rama vazhdon vizitë dyditore në Kosovë, ku po takohet me udhëheqës shtetërorë e politik të Kosovës, pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Thaccit dhe Veselit.

Gjatë ditës së sotme Rama kishte parashikuar të mbante dhe një takim me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, por ky i fundit e ka refuzuar pas përplasjes që ka pasur me një padi në Gjykatë nga kryeministri shqiptar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re