“Divani Lunxhot” është rikthyer në edicionin e tij të 9-të në fshatin Dhoksat në Lunxhëri të Gjirokastrës duke sjellë një gërshetim unik të folkut, etnografisë dhe traditës popullore.

 

KOCO VASILI  

ORGANIZATOR

 

“Kemi grupe nga Gjirokastra kuptohet, por edhe nga rrethinat. Kemi nga Vlora, Berati por edhe nga Krraba e Tiranës gjithashtu.”

 

Grupet e valltarëve dhe këngëtarët u prezantuan me një repertor që i tejkaloi kufijtë e Gjirokastrës.

 

 VALLTARE

1- “Është hera e parë që marrim pjesë, shumë gjë e bukur.”

 

2- “Ne këngën e kemi traditë nga prindërit tanë. Babai im ka kënduar me grupin e Xhevat Avdarit edhe po vazhdojme duke marrë pjesë në festivale. Këto festa janë një traditë shumë e mirë.”

 

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij edicioni ishin edhe gatimet tradicionale.

 

AMVISA

 

“Kemi mishin e pjekur të kecit, gjizë, djathë, bogaçe, kukurec edhe dhallë.”

 

“Kam gatuar gjëra tradicionale të krahinës. Hallvë me miell misri dhe lakrorin tradicional që e ka krahina e Lunxhërisë.”

 

 

“Divani Lunxhot” tërhoqi vëmendjen e artdashësve të polifonisë dhe këngëve popullore, specialistëve të folklorit por edhe turistëve të shumtë, që nuk i kanë munguar krahinës as këtë vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re