‘Tiranathlon’ u zhvillua sot në kryeqytet për të tretin vit radhazi. Ky event sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

 

Ne kete aktivitet morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. noti dhe vrapi u mbajtën në parkun e liqenit të farkës, ndërsa ciklizmi u zhvillua ne disa rrugë të kryeqytetit, për të përfunduar sërish në farkë.

 

Fitues u shpallen 18 sportistë, ku tre vendet e para u shpërblyen me 1000, 700 dhe 500 euro.

 

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit hartuan një plan masash për devijimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re