Edith Harxhi, nga “Grupimi për PD”, është zyrtarisht rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.

Harxhi është përfaqësuesja kryesore e grupimit ku bëjnë pjesë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, dhe figura të tjera të PD, si Arben Imami, ndërkohë që nga ky grupim pritet që të kandidojë nesër dhe Ibsen Elezi, ish-kreu i PD-së në Kukës.

“Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”, tha Harxhi. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD mbi idealet e vitit 1990-91., PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”.

Grupi për PD-në ka dorëzuar dhe katër kërkesa pranë Kryesisë së kësaj force politike, që janë:

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re