Ish-zv ministrja e Jashtme Edit Harxhi ka zbuluar në emisionin “Log.” në Panorama TV se para 3-4 vitesh kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në lidhje me portin e Durrësit.

Harxhi iu referua burimeve tw ambasadës Gjermane në Tiranë dhe tha se porti i Hamburgut në Gjermani ishte ofruar për të marrë me koncesion portin e Durrësit, por kjo është refuzuar nga kryeministri Rama.

Deklaratat e Harxhit u bënë teksa komentoi raportin e Parlamentit Evropiane.

“Edhe vjet ka pasur një përpjekje të tillë dhe u miratuar rezoluta me të gjitha kërkesat që kishte pasur Komisioni i Jashtëm

Vjet ka pasuar diçka në lidhje me Portin e Durrësit edhe këtë radhë është diskutuar kontrata për portin e Durrësit dhe ata e quajnë skandaloze.

Problemi kryesor është që bie ndesh me MSA dhe këtë e ka dhënë vetë BE. E para sepse nuk është pyetur BE për kontratën dhe e dyta natyrisht që për vende si Gjermania kjo përben problem.

Unë kam pasur një informacion vjet nga burimet e ambasadës gjermane në Tiranë që para 3-4 vjet që është ofruar porti i Hamburgut për të ringritur portin e Durrësit, për ta marrë me koncesion dhe nuk është pranuar nga qeveria e Shqipërisë dhe kjo ka qenë një nga problemet për përplasjet kryesore  të kancelares Merkel me qeverinë Rama dhe vetë Ramën”, tha Harxhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re