Regjisori Edmond Budina ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ministrisë së Brenshme.

Teksa solli në vëmendje se Teatri Kombëtar u shemb në datën e themelimit, Budina ka bërë thirrje se nuk do të lejojnë vendosjen e diktaturës në vend.

“Shqipëria nuk e duron dot diktaturën, ne jemi këtu për të treguar këtë që në Shqipëri nuk do vendoset kurrë diktatura. E kuptoni se sa e tmerrshme është kjo që ndodhi.

Shembja e TK, ka diçka që pak njerëz e dinë në 17 maj 1945 u themelua teatri profesionist atëherë, dhe në 17 maj 2020 mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembi teatrin. Ne kemi 2 vjet dhe do të rrimë edhe 200 vjet për të mbrojtur kulturën tonë. Ata që deshën ti bënin varrin TK, ata do të kenë varrin e tyre politik në këtë teatër. Varri i tyre do të jetë këtu.

Dua t’ju lexoj një mesazh. Një nga personalitetet më të mëdha të arkitekturë italiane është shprehur që shembja e tk është një gjest i poshtër, arrogant, i bërë nga njerëz të paskrupullt. Nga një grup mafioz. Por ata nuk mund ta shembin kulturën. Për të ruajtur simbolikën”, u shpreh Budina.

Ndërkohë, teksa mbante fjalën Budina mes turmës pati sërish tensione. Regjisori kërkoi nga protestuesit që të mos bien pre e provokimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re