Regjisori Edmond Budina tha sot se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do luftojë deri në fund që Teatri Kombëtar të bëhet aty ku ishte e ashtu siç ishte.

Në një deklaratë pë rmediat pas daljes nga SPAK, ku aleanca dorëzoi një kallëzim penal ndaj prokurorit Sotir Kllapi, ai theksoi se ata kërkojnë drejtësi kundër korrupsionit, vjedhjes e mafies së shtetit të cilin e quajti fashist e që drejtohet nga një kryefashist.

 “Jemi para një institucioni të drejtësisë në të cilin nuk po bëhet drejtësi. Koha ka kaluar. Tashmë duhet një vendim, ose të shtyhet hetimi, ose do shkojnë në gjyq ata që janë përgjegjës. 

Ne jemi këtu për të treguar edhe njëherë që jemi jemi të vendosur për ta çuar këtë çështje deri në fund. Drejtësi për teatrin Kombëtar. 

Drejtësi kundër korrupsionit, vjedhjes, mafies e këtij shteti. Ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një kryefashist. 

Jemi këtu për të thënë që do ta luftojmë deri në fund këtë mafie fashiste. Teatri do të ndërtohet aty, ku ishte ashtu siç ishte. 

Kjo është e drejtë që ne do ë kërkojmë deri në fund”, tha Budina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re