U rikthye në qytetin e tij të lindjes, aty ku nisi hapat e para në rrugën e artit, por tashmë për të festuar 50-vjetorin në skenë. “Edmond Halili shoë”, këngë e humor puro shkodrane, e sollën mjeshtrin e madh sërish përpara spektatorit .

 

Publiku që kishte mbushur sallën e teatrit “Migjeni”, për afro 2 orë shijoi këto role të aktorit Halili, i cili në krah kishte mjeshtren Drande Xhaj dhe aktorin Muhamet Çekini.

 

EDMOND HALILI

MJESHTËR I MADH

 

Erdha e bëra këtë shfaqje në qytetin ku e nisa artin, jo se kam ndër mend ta lë, të paktën edhe për 30 vite të tjera.

 

Brenga më e madhe e aktorëve të humorit është shuarja e estradave profesioniste.

 

DRANDE XHAJ

MJESHTRE E MADHE

 

Ky popull e do humorin e pastër , pa banalitet, prandaj estrada është cilësuar e pastër për kaq shumë vite.

 

MUHAMET ÇEKINI

AKTOR

Tash nuk merret më njeri me këtë gjë, edhe këta të rinjtë që janë tani nuk ka kush t’i mësojë.

 

Në 50 vitet e tij në skenë, Edmond Halili spikati për interpretimet krah emrave të mëdhenj të humorit si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Zef Deda etj.

 

Prej vitit 2022 Halili është zhvendosur  në Durrës, ku iu bashkua trupës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re