Ish ministri Edmond Panariti ka komentuar mbrëmjen e sotme samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt në Tiranë.

 

Nga studio e Quo Vadis, Panariti tha se kjo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe qytetarët shqiptarë, teksa tregoi edhe qëllimin e BE për mbajtjen e samitit në Tiranë.

 

Panariti gjithashtu komentoi edhe qëndrimet e Serbisë, duke thënë se presidenti Aleksandër Vuçiç po luan me dy porta, ashtu siç ka bërë gjithmonë, duke dërguar Bërnabiç në Tiranë për samitin dhe vetë shkoi në Kinë.

 

“Kjo ishte vërtet një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë. Për herë të parë një mbledhje e tillë e nivelit europian bëhet jashtë vendeve të BE dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë. Ajo që dua të theksoj është që BE të ngulë fort shtizën në Shqipëri, pasi Shqipëria dhe Serbia u endën për një kohë të gjatë në një nismë të paqartë, konfuze dhe që për fat të mirë ne dolëm nga kjo aventurë që krijonte një paralele të panevojshme.

 

Tërheqja e Shqipërisë dhe kthimi i saj në Procesin e Berlinit u pa me habi nga Vuçiç i cili sot dha një mesazh të qartë për mosvullnetin e tij për të ecur krah BE, duke sjellë Bërnabiç këtu e vetë iku në Kinë.

 

Ky është një mesazh që dha Vuçiç që po sheh me interes nismat ekonomike që janë kindra BE. Ai vazhdon lojën e tij të dyfishtë, gjë kjo që nuk është aspak e re”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re