Debate të forta ka pasur mes deputetëve të Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit, ku Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, shkuan për ti kërkuar llogari Gazment Bardhit, mbi deklaratat e tij se një prej deputetëve të komisionit të rithemelimit, ka një vilë të padeklaruar me vlerë 760 mijë euro.

Në lidhje me këtë konflikt, ka reaguar vetë Spaho, i cili tregon dhe çfarë i kanë thënë Bardhit.

“Ka shpifur dje në një emision që vilën prej 760 mijë euro mund ta ketë një nga katër deputetëve Noka, Shehu, Spaho dhe Leskaj. I mbushi brekët dhe nuk pranonte që e ka thënë”.

“I thamë që je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thotë se vila 760 mijë euro është e njërit nga katër deputetët Noka, Shehu, Spaho, Leskaj”, tha Spaho.

Nga ana tjetër Tritan Shehu, në një sqarim në Facebook, shkruan: Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!

Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.

Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.

Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.

Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:

1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.

Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.

2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj,  besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.

Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht. Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!

Lexo edhe lajmin:

“Mos më bërtit mua, po shko more palaço”/ Edmond Spaho çohet nga vendi dhe përplaset me Bardhin: Si nuk ke turp, o shpifës! Plas sherr brenda në Kuvend mes deputetëve të PD-së (Debati)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re