Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur se zgjedhjet e 14 majit janë më shumë se thjeshtë zgjedhje për bashkitë.

fkhkgk,

Komentet Spaho i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Maliq, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Alfred Gega.

Spaho tha se vetëm përmes zgjedhjeve të 14 majit, mund t’i priten duart krimit të organizuar.

“Këto zgjedhje janë zgjedhjet tona, zgjedhjet e opozitës. Jo më kot slogani ynë është bashkë fitojmë. Që sot po japim sinjalin e fitores në Maliq. Zgjedhjet në 14 maj janë më shumë se zgjedhje për bashkitë, janë zgjedhje politike, janë zgjedhje për demokracinë. Vetëm përmes këtyre zgjedhjeve mund t’i presim duart krimit.

Unë kam parë mobilizimin tuaj të përditshëm. Kjo punë kolosale që po bëni sot do të na garantojë rezultatin në 14 maj. Moto jonë është o sot o kurrë. Nuk ka pasur Maliqi alternativë më të mirë se kjo”, u shpreh Spaho.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re