Duke folur në studion e “Quo Vadis” për nivelin e dobët të cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri, shkrimtari Edmond Tupja vuri theksin veçanërisht te rëndësia e formimit të nxënësve me ndjenjën e humanizmit. E kjo, sipas tij, fillon që në çerdhe.

 

“Tek ne bëhet gjithçka për arsimin, por jo për edukim. Finlandezët kishin arritur në përfundimin që studentët, nxënësit të pajisen me dije, por më mirë është t’i pajisim me ndjenjën e njerëzillëkut,  me edukatën, dhe kjo fillon që ne çerdhe. Janë hedhur themelet dhe kolonat. Të tjerat janë mbushje, kjo është mëse urgjente këtu te ne. Të shohim kush është edukator apo edukatore kopshti. Të formojmë jo vetëm kuadro, por edhe njerëz, humanistë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re