Skip to content

Edmond Tupja: Rama më fut frikën, duhet të përgatitemi për më të keqen

Edmond Tupja thotë se Edi Rama i fut frikën dhe për këtë duhet të përgatitemi për më të keqen.

“Specialiteti i Ramës është zhvendosja e vëmendjes, por në rastin e vaksinimit nuk i funksionoi. Erion Veliaj dhe Edi Rama janë një çift dhe si  në çdo çift ka grindje dhe ledhatime, frikë dhe largime.

Sindroma hubris është sindroma për pushtet.

Kjo fjalë bashkon narcizmin, arrogancën, egoizmin, manipulimin, gënjeshtrën dhe përbuzjen.

Kam thënë që Edi Rama drogohet më pushtet dhe çuditërisht nuk paskam qenë i gabuar.

Rama të imponon frikë dhe duhet të përgatitemi për më të keqen dhe e keqja më e madhe është Rama”, tha kunati i Edi Palokës, Edmond Tupja.