I pranishëm në tryezën e diskutimit kundër projektit Rama-Vuçiç për “Jugosllavinë e Re”, pedagogu Edmond Tupja ka folur mbi një plan të vjetër për faljen e Kosovës. Ai tregoi se babai i tij ka qenë partizan dhe që aso kohe Komisari i Brigadës kishte treguar se pas çlirimit do hyjë në gjirin e Jugosllavisë.

“Është një parim bazë që mesa duket kryeministri e ka harruar. Në gjithë historinë e mendimit njerëzor, e kaluara shpjegon të tashmen dhe jo e kundërta. Kam pasur fatin e mirë të jem pjesë e ekipit të përkthyesve të veprave të Enver Hoxhës dhe dokumentave të partisë. Kemi përkthyer nga serbishtja në shqip, “Si do të dëbojmë shqiptarët” dhe aty kupton që nuk është aq e thjeshtë të shesësh një vend sot në emër të globalizimit. Im atë ka qenë partizan në brigadën e parë, ishte në demostratën e Elbasanit dhe më pas në 8 nëntor të 1941 ishte në burg. Im atë tregonte se kur ishte në luftë, shkoi një ditë te Komisari i Brigadës dhe i thotë “kam një gjë”. Çfarë ke i thotë ai? Më pyesin partizanët çfarë do bëhet pas çlirimit me Kosovën? Përgjigja e komisarit: Kosova është shqiptare, por pas çlirimit do hyjë në gjirin e Jugosllavisë, sepse Jugosllavia është më e zhvilluar, pra ishte bërë plani që atëherë. Ideja e heqjes së barrierave doganore është një krim, pjesë e një kolonizimi të Shqipërisë. Mendoi se duhet reaguar fort. Këtu është punë atdhe-dashurie“, u shpreh Tupja gjatë fjalës së tij.

Në fjalën e tij, Edmond Tupja theksoi se ideja e heqjes së barrieve doganore është një krim dhe se duhet reaguar fort./ tpz

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7Se_QCR4sKA&w=560&h=315]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re